Sarandë, e ardhmja e fëmijëve romë në Çukë, e lidhur me arsimimin

Sarandë - Çuka, rreth 5 km larg qytetit të Sarandës, sot pjesë e komunës Aliko, është fshati në përbërje të të cilit ka banorë që i përkasin komuniteteve të ndryshme si të atij të minoritetit grek, çamë, por edhe romë. Këta të fundit janë akomoduar në një lagje më vete, në dalje të fshatit. Por qëllimi i kësaj kronike nuk është kjo, por ajo se fëmijët e këtij komuniteti nuk duhet lenë pas dore por edhe ata të arsimohen si edhe gjithë fëmijët e tjerë.Ky është edhe qëllimi i projektit të ndërmarrë nga shkolla 9 - vjeçare e Çukës, realizimi i të cilit do të bëhet përmes disa fazave. Drejtues të shkollës 9 - vjeçare të Çukës organizuan një takim me prindër romë që kanë fëmijë por edhe me nxënës që vijojnë rregullisht shkollën, me qëllim njohjen e tyre me projektin. Takimi u organizua jashtë mjediseve të shkollës në qendër të lagjes që është e banuar kryesisht nga komuniteti rom.Mësuesja Arta Lasko, i njohu prindër e nxënës me projektin. Integrimi i fëmijëve romë në shkollë është pjesë e projektit që sapo ka nisur të zbatohet ka thënë ajo.“Jam shumë mirë në shkollë. Askush nuk më fyen, ka thënë për kamerën tonë, Izet Jashari, nxënës shkolle, ndërsa ka bërë apel edhe fëmijëve të tjerë nga ky komunitet të shkojnë në shkollë.”“Që kur kam shkuar në shkollë ndjehem mire”, tha Anila Garo, një tjetër nxënëse e këtij komunitetiPër prindët shkolla është më e mira për fëmijët e tyre.Është më mirë në shkollë se në rrugë janë shprehur ata.Qëllimi i këtij projekti që sot nis fazën e tij të parë është integrimi i fëmijëve të këtij komuniteti, thotë drejtoresha e shkollës, Violeta ShehuNë shkollën 9 - vjeçare të Çukës aktualisht janë të regjistruar dhe vijojnë shkollën rregullisht 13 fëmijë romë, ndërsa 6 të tjerë janë frekuentues të rregullt të kopshtit. Në fshatin Çukë janë rreth 30 familje rome.ar.sh/Oranews.tvfoto  1 foto  2 foto 3 foto 4