Basha në Fier, banorët kërkojnë përsëritjen e dhjetorit '90

Fieri ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në turin e bashkëbisedimit të tij me qytetarët rreth situatës ekonomike dhe problemeve që kanë qytetarët.Në takimet në Fier, me banorë dhe fermerë të Cakranit, Levanit dhe Strumës, tregtarët e kanë njohur kreun e PD-së me probleme të papunësisë dhe se për shkak të taksave të larta janë mbyllur shumë biznese.Banorët e kësaj zone i kanë kërkuar Zotit Basha përsëritjen e një dhjetori të dytë…Edhe në Fier, kryetari demokrat është njohur me problemet e pamundësisë për të tregtuar prodhimetKryetari dmeokrat ka nisur prej ditësh një tur në takime me banorët në fshatrat e Lushnjes dhe të Fierit si parapregatitje për sezonin e protestave të paralajmëruara nga vetë demokratët./nzh/oranews.tv/