Kukës, trefishohen gjobat, Policia Rrugore ka bllokuar dhjetëra automjete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2014, 11:44
Kukës-Mosvendosja e rripit të sigurimit si dhe konsumimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve, ka bërë që policia rrugore të rrisë kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, përfshi edhe rrugën Morin-Kukës-Kalimash.Gjatë Tetorit është trefishuar numri i masave administrative, të vëna ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që nuk kanë munguar as arrestimet, apo bllokimet e lejeve të qarkullimit dhe automjeteve.Prania e uniformave blu ndjehet akoma më shumë në Rrugën e Kombit, marr shkas dhe nga disa ngjarje të ndodhura së fundmi, mes të cilash, grabitja me dhunë e një shtetasi kosovar. Masat synojnë dhe uljen e numrit të aksidenteve.