Vrasja e 69-vjeçarit në Tepelenë, shoqërohen 7 persona

Tepelenë-7 persona janë shoqëruar për vrasjen e 69-vjeçarit, Qemal Zeka, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në një kanal pranë shtëpisë së tij në fshatin Luftinjë të Tepelenës.Mes 7 të shoqëruarve ka edhe dy pjesëtarë të një fisi, me të cilët i moshuari prej vitesh kishte një konflikt pronësie.Ndërkohë në pyetje veç të shoqëruarve janë marrë dhe familjarë të viktimës Qemal Zeka. 69 vjeçari, Qemal Zeka, u gjet i pajetë i hedhur në një kanal rreth 1 kiliometar larg banesës së tij në Luftinjë.Viktima kishte plagë në kokë që mund t'i jenë shkaktuar nga goditja me gurë ose mjete të tjera të forta.