Zeri: Serbët e Vranjës bllokuan eskortën e Ramës

Gazeta "Zëri" e Kosovës shkruan se serbët e Vranjës kanë organizuar një protestë në vendin ku pritej që të kalonte eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama.Në këtë mënyrë arritja e Ramës në Preshevë ishte vonuar. "Zëri" duke iu referuar informacioneve jo zyrtare, por gazetarëve që ka atje serbët e Vranjës kanë tentuar të ndalin eskortën e Edi Ramës për të mos shkuar në Preshevë për shkak të deklaratave që kryeministri shqiptar i bëri dje në Beograd.