Rama në Preshevë: Do mbrojmë interesat e vëllezërve në këto troje

“Miresejugjej dhe faleminderit. Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varfërinë. Do mbrojmë interesat e vëllezërve dhe motrave tona në këto troje. Barren e ndjej tani më shumë pas këtij nderimi. Tani ndjehem një nga qytetarët e këtyre territoreve” tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Keshillit Komunal te Presheves. Ndërkohë Kryetari Ragi Mustafa u shpreh se në 102 vjet shtet shqiptar është hera e pare që vjen një Kryeministër Shqiptar.