Vuçiç mbrohet: S’mund ta godisja Ramën me shkop, s'është politikë serioze

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka nxituar të ankohet te komuniteti ndërkombëtar në Beograd për thyerjen e protokollit nga ana e Edi Ramës gjatë vizitës së djeshme në Serbi.Ai ka thërritur në takim Ambasadorin amerikan Majkëll Kirbi, atë gjerman Hajnc Vilhelm, atë britanik Denis Kif, atë franceze Kristinë Moro , atë italian Xhuzepe Manx dhe atë të Bashkimit Europian, Majkëll Davenport.Pritet që në takim, Vuçiç të ankohet për komentet mbi Kosovën që Rama bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, duke e akuzuar se ka abuzuar me besimin e mikpritësit.Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tanjug, e citon Vuçiçin të jetë justifikuar pas kritikave të marra nga disa segmentë të poltikës serbe, se duhet të kishte reaguar më ashpër ndaj thënieve të Ramës."Nëse dikush mendon se është poltikë serioze po të kisha marrë një shkop për ta goditur Ramën, atëherë e kanë gabim. Kjo nuk është politikë serioze dhe ato që duan të më japin leksion se po të kishin qenë në vendin tim do të kishin vepruar në këtë mënyrë, dyshoj se do ta bënin këtë gjë".Ndërsa për takimin me Ambasadorët, ai shtoi: "Dua të shoh se çfarë mendojnë, nëse kanë ndonjë gjë kundër Serbisë. A treguam apo jo mikpritje, a i ofenduam apo jo, thamë ndonjë fjalë të rëndë që miku ynë nuk e priste, apo mbrojtëm integritetin, krenarin dhe sovranitetin e atdheut tonë?"Vuçiç theksoi gjithashtu se Rama do të rikthehet në Beograd në dhjetor për samitin sino-rajonal dhe se edhe në atë rast dikush duhet t'i thotë "Mirëdita..”Ai theksoi se politika e qeverisë serbe është të mbajë bisedime serioze dhe të përgjegjshme.Vuçiç shtoi se takimi me Ambasadorët do të bëhet edhe për investimet e huaja në Beograd, sepse ato dhe ngritja ekonomike e vendit janë temat më të rëndësishme për qeverinë e tij.