Fier, DAR: Shumë mësues me arsim përkatës, kanë dobësi

Fier-13 mësues janë pa arsimin përkatës dhe 4% e mësuesëve janë jashtë profilit në Qarkun e Fierit.Shkëlqim Allkaj, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale teksa vlerësoi se do të bëhet zëvendësimi i këtyre mësuesve brenda dhjetorit, tregon dhe mënyrën e plotësimit të vendeve vakante.Një tjetër problem që shtrohet në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Fierit, është edhe fakti që ka mësues që ndonëse kanë arsimin përkatës nuk janë cilësorë në mësimdhënie.Seleksionimi i mësuesve i përket fazës së dytë në arsim që do të aplikohet gjatë vitit të ardhshëm.