Rama në Preshevë, policët serbë heqin flamujt shqiptarë

Presheva është gati të presë kryeministrin shqiptar Edi Rama, i pari zyrtar i lartë shtetëror shqiptar që viziton shqiptarët në Luginë për plot 102 vjet pavarësi të Shqipërisë.Mëngjesin e sotëm janë hequr flamujt shqiptarë nga shtyllat që ishin vendosur me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama të vendosur në rrugën kryesore "15 nëntori", informon agjencia "Presheva.com"Një bukëpjekës në Preshevë ka treguar se flamujt janë hequr nga njerëz të sigurimit shtetëror, të shoqëruar edhe nga policë të sigurimit të Serbisë, raporton Zëri.Flamujt shqiptar janë hequr rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.files (1)