Dan Brawn dënon djegjen e librit nga indianët
Shkrimtari i famshëm Dan Broën tha se akti i djegies së librit nuk ishte një "përgjigje e zgjuar" nga ana e indianëve. Gjatë një fjalimi në auditoret e univesitetit Penguin në Nju Delhi, Brown tha se ka mënyra të tjera për tu mospajtuar me diçka, më efektive se sa djegja e librave."Unë mendoj se njerëzit që djegin libra, e bëjnë për shkak se nuk kanë një përgjigje inteligjente. Ka mënyra shumë më produktive për të mos u pajtuar me diçka, qoftë në rastin e librit tim apo të ndonjë libri tjetër. Ju sugjeroj të shkruani një tjetër libër për të kundërshtuar publikisht diçka.Brown është autori i disa romaneve, i njohur botërisht me "Kodin e Da Vinçit", i cili ishte edhe best seller ose libri me i shitur; më pas me "Simbolin e humbur" dhe "Ëngjëj dhe djaj"."Kodi i Da Vinçit", një libër i mbushur me mistere dhe kode të komploteve botërore e universalë u botua në vitin 2003 dhe përveç debatit botëror që shkaktoi, veçanërisht në lidhje me fetë, qëndroi për një vit me radhë në toplistën e "New York Times" si libri më i shitur me 80 milionë kopje në mbarë botën. Më pas erdhi edhe filmi me protagonist Tom Hanks, i cili arkëtoi më shumë se 758 milionë dollarë. Romanet e Brown janë botuar në 52 gjuhë në mbarë botën, me 200 milionë kopje.Oranews.tv