Indi, vdesin 8 gra pas sterilizmit, 30 të arrestuar për gruan nudo mbi gomar

Tetë gra kanë humbur jetën në Indi, pas kryerjes së një operacioni për sterilizim në një qendër shëndetësore të organizuar nga qeveria. Tridhjetë gra të tjera u shtruan në spital dhe mjekët deklarojnë se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Operacionet janë kryer të shtunën, ku 83 gratë ishin nga fshati Pendhari në rrethin Bilaspur. Autoritetet kanë mohuar neglizhencën, por fshatarët pohojnë se operacionet janë bërë në një kohë të shkurtër. Sipas tyre të gjitha gratë, pra 83, u operuan në 6 orë dhe vetëm nga një mjek dhe asistenti i tij.Drejtori shëndetësor i qarkut tha se shkaku I vdekjeve do të bëhet publik pas kryrjes së autopsisë. Qeveria ka urdhëruar hetim të plotë të ngjarjes, duke premtuar vënien pas hekurave të përgjegjësve të kësaj ngjarje të rëndë. Kjo nuk është hera e parë që operacionet e sterilizimit kanë dështuar në Indi. Në janar të vitit 2012, tre persona u arrestuan në Bihar pasi operuan 53 gra në dy orë. Ata i kishin kryer operacionet në terren, jo në qëndra mjekësore, pa anestezi. Ngjarja vjen një ditë pasi 30 persona u arrstaun në indi, pasi detyruan një grua të bënte një paradë mbi një gomar, por nudo. Familja dhe fisi i saj e akuzonin për vrasjen e nipit.Oranews.tv