Kush e vrau Konomin? Sinanaj: Urdhri u dha nga Durrësi për pronat

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj hedh dritë mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi,i vrarë në qendër të Vlorës në 9 shtator 2011.Serial-killeri ka dhënë emrat e porositësve dhe ekzekutuesve,ku në skenë ka nxjerrë emrin e një biznesmeni të njohur në qytetin e Durrësit.Bashkëpuntori i drejtësisë Sinanaj,ka sqaruar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se porosia ka ardhur nga qyteti i Durrësit dhe shkak i krimit makabër janë konfliktet e pronësisë në dy zona mjaft të lakmuara turistike.Dëshmia e Sinanaj për ngjarjen ku mbeti i vdekur gjyqtari fillon në një darkë në Llogara,ku ai ishte i ftuar nga Andon Mëhilli,edhe ky i arrestuar pasi dyshohet se ka porositur disa ngjarje kriminale në Vlorë.Sipas dëshmisë së Sinanaj,ka qenë Adndon Mëhillaj ai që i ka treguar emrat e ekzekutorëve dhe porositësve të vrasjes së Konomit.Serial-killeri ka vazhduar me dëshminë e tij se pas vendosjes së eksplozivit në makinën e gjyqtarit, personat që përgatitën atentatin u larguan drejt Italisë një ditë para ngjarjes, për të patur dhe alibi, përballë hetimeve.Sinanaj ka zbuluar dhe një detaj të treguar nga Andon Mëhillaj,për ditën e vrasjes së gjyqtarit. Ai ka terguar se Mëhillaj ka qenë prezent në momentin e shpërthimit të makinës së Konomit .Mëhillaj ka qëndruar në një lokal në zonën e Skelës, për të parë ekzekutimin dhe ka patur me vete vajzën e tij, për të krijuar përshtypjen se ai kishte dalë me familjen e tij.Edhe pas kësaj dëshmie, Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin e ngjarjes së 9 shtatorit. Por dëshmia e Sinanaj e ka orientuar grupin hetimor drejt emrash dhe motivesh konkrete.Prokurorët pritet në marrin në pyetje në ditët në vijim Andon Mëhillaj,për të konfirmuar versionin e dhënë nga Julian Sinanaj.