Braçe: Jemi gati për të nisur 2 Unazat në Lushnje e Divjakë, 4.2 milionë USD
Tiranë – Lushnja dhe Divjaka do të përshkohen dhe ndërlidhen nga dy unaza rrugore me vlerë 4.2 milionë lekë, ndërtimi i të cilave tani është thuajse është gati për të filluar.Deputeti i kësaj zone Erion Braçe ka njoftuar sot me mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë, punën konkrete në terren të FZHSH, vendimin e qartë të Kryeministrit, tashmë është gati ndërtimi i një unaze të plotë prej 12 km që përshkon të gjitha fushat e Tërbufit, Dushkut, Grabianit dhe kodrat e Divjakës.Krahas saj, ndërtimi i një unaze të dytë më të vogël, që lidh Lushnjen përmes autostradës me Grabianin e më të tutje, Divjakën. Vlera e projektit, 4.2 milionë USD.Të dyja unazat do të kalojnë në trajektoren Çermë Sektor, Tre Ura, Stravec, Germenj i Madh, Divjake; Çermë Sektor, Tre Ura, Rotonda e Grabianit (autostradë).Të dyja unazat do të kenë një gjërësi të trupit të rrugës që arrin në 5 metër dhe jo vetëmqë krijojnë mundësi të reja për daljen e produktit në treg shumë më shpejt e pa kosto, por edhe integrojnë dy tregjet më të mëdhenj të produkteve bujqësore në vend, tregun e Lushnjes me tregun e Divjakës.”ar.sh/Oranews.tv