Aksioni për energjinë në fazë të re, veprime intensive në bazë zone

Aksioni kombëtar kundër vjedhjes së energjisë hyn në një fazë të re.“Aksioni ka kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit të tij. Nga veprimet eksensive të shtrira pothuajse në të gjithë territorin në mënyrë të njëkohshme, po kalojmë në veprime intensive në bazë zone, ku do të qëndrohet derisa të identifikohen dhe të ndërpriten të gjitha lidhjet e paligjshme si dhe të vihen para drejtësisë të gjithë abuzuesit” deklaroi Didi.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndërsa ka lajmëruar ndryshimin e strategjisë, ka bërë publike edhe bilancin e 11 ditëve të aksionit në bashkëpunim OSHEE.“ Gjatë 11 ditëve të operacionit në të gjithë vendin janë arrestuar 278 perosna të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre. Si dhe janë shpallur në kërkim 96 persona të tjerë.Janë ndaluar për shpërdorim detyre 17 elektriçistë, 1 inxhinier dhe 6 faturistë, punonjës të OSHEE, si dhe ndiqen në gjendje të lirë katër të tjerë.Është mbështetur OSHEEE në 12016 raste, janë ndërprerë 5752 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, ndërkohë nga të arrestuarit 240 prej tyre janë pronar biznesesh”.Policia e Shtetit dhe OSHEE garantuan se bashkëpunimi do të vijojë, ndërsa dërguan mesazhin e përbashkët se qëllimi kryesor i aksionit është mbrojtja e pasurisë së përbashkët, siç është energjia.