Akuzat për Thaçin, “The Guardian”: EULEX po heton Kryeministrin
Në ditën që Kosova pret të njohë të ardhmen e saj politike gazeta prestigjioze “ The Guardian”, ka shkruar një artikull ku merret me akuzat për familjen e Hashim Thaçit dhe përfshirjen e tyre në një hetim madhor të EULEX.Sipas prestigjiozes angleze kjo është hera e parë që familja e Thaçit vihet në shënjestër të një hetimi të tillë dhe vjen në kohën BE ka vendosur të dërgojë në Kosovë një ekspert për pavarur ligjor për të hetuar mbi vetë veprimet e EULEX-it, pas akuzave të shpeshta të ditëve të fundit nga Prokurorja britanike,Maria Bamieh.Hetimi ka nisur pesë vjet pasi Nazim Bllaca, një vrasës i dënuar, ka pranuar në një video-regjistrim se ka marrë pjesë në disa vrasje të kundërshtarëve politikë të PDK-së, ku ka qenë pjesë e një skuadre vrasësish që punonte për SHIK-un.Hetimi mund të vendosë në një pozitë të vështirë edhe agjencitë perëndimore të inteligjencës, sidomos CIA-n dhe DGSE-në e Francës, të cilat e kanë mbështetur Thaçin, që prej luftës së Kosovës.Disa hetues të EULEX-it por edhe kosovarë, besojnë se SHIK gjatë luftës ka punuar të mbrojë udhëheqësit e PDK-së.Në rrëfimin që ka bërë në 2009, Bllaca thotë se ka punuar me Azem Sylën, dajën e Hashim Thaçit, i cili është një prej 10 personave të vënë nën hetim.Zëdhënësja e EULEX e pyetur nga “ The Guardian”, nuk i ka mohuar por as konfirmuar akuzat për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit që do të kryhet nga EULEX si dhe Prokuroria kosovare.Por akuzat gjejnë mbështetje edhe nga Andrea Kapusela, ish-kreu i njësisë ekonomike në zyrën civile ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë pas luftës, i cili pretendon se SHIK i Thaçit ishte instrumenti kryesor politik i PDK-së dhe një ndërmarrje gjigande kriminale.Sipas gazetës britanike, një hetues kosovar ka vlerësuar se njësia e vrasësve e PDK është përgjegjëse për rreth 30 ekzekutime, ndërsa shërbimi informative francez ka ndërtuar tek EULEX që të mos hetojë në rangjet më të larta kosovare.Ajo që shton më tepër dyshimet është fakti se dosjet e punës së njësisë qëndrore të UNMIKU-t u shkatërruan nga një zjarr i pashpjegueshëm në vitin 2004 në një bazë të NATO-s në prishtinë, pikërisht në kohën kur duhet ti kalonin EULEX-it.