Industria ushtarake, Kodheli zgjon interes te Gjermania për bashkëveprim
Tiranë – Në një pikë Shqipëria dhe Gjermania bashkohen më së miri: mbrojtjen e vendeve ia kanë besuar dy grave, respektivisht Mimi Kodhelit dhe Ursula von Der Leyen.Pikërisht sot ministrja Kodheli ka komunikuar me homologen e saj, prej së cilës është pritur me interes hapja e një “fronti” të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, ai në industrinë ushtarake.Veç kësaj, siç bëjnë të ditur burimet zyrtare të MM-së, “Gjermania është treguar e gatshme të luajë një rol moderues për nevojat e Shqipërisë: “Ne admirojmë çfarë jeni duke bërë për procesin e modernizimit”, i ka thënë Von der Leyen, Kodhelit. Njëkohësisht, pjesëmarrja në operacione të përbashkëta ka mbetur një ftesë e hapur nga të dyja palët.Gjatë kësaj bisede, të dy homologet diskutuan për çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë në rajon dhe më gjerë, për situatën në kufijtë e Aleancës si dhe përpjekjet për të adresuar këto rreziqe, pasi Shqipëria është pjesë e koalicionit dhe ka dhuruar armë dhe municione për Qeverinë e Irakut.ar.sh/Oranews.tv