Tenderat e energjisë, Autoriteti i Konkurrencës rekomandime ERE-s

Pas hetimit të skandalit të OSHEE për abuzimet me tenderat e energjisë, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me disa rekomandime, për të rritur konkurrencën në treg.Komisioni i konkurrencës vendosi t’i rekomandojë ERE-s që në përmbushje të qëllimit të mirëfunksionimit të tregut të energjisë elektrike për rritjen e konkurrencës, në tregun përkatës së blerjes së energjisë që në kushtet e ndryshuara të statutit të shoqërisë pas marrëvëshjes së mirëkuptimit me CEZ, të rishikojnë procedurat e blerjes të energjisë mujore dhe vjetore të OSHEE.Rekomandimet synojnë nxitjen e pjesëmarrjes në procedurat e blerjes së energjisë, nxitjen e konkurrencës mes blerësve, trajtim i barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e blerjes dhe sigurimin e integritetit, besimit publik dhe transparencës në procedurat e blerjes së energjisë elektrike dhe kosto sa më të ulëta për këto lloj transaksionesh.