Lufta kundër qënieve njerëzore, Gjebrea: Të rritet bashkëpunimi
“Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave” është projekti pilot i cili do të nisë zbatimin në Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Kukës.E pranishme në tryezën e organizuar për lancimin e projektit zv/ministrja e Brëndshmë Elona Gjjebrea tha se qëllimi i tij është riintegrimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikuara.“Ky projekt ka qasjen të rrisë bashkëpunimin ndërmjet Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Komiteteve Rajonale Antitrafik të Qarqeve Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Shërbimit Social Shtetëror dhe shoqërisë civile etj. për të adresuar sfidat në sistemin e identifikimit, referimit dhe integrimit të viktimave të trafikimit.”Projekti realizohet me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.