Lushnje, pas sherrit me vjehrrin, përplas për vdekje me furgon 8 vjeçarin

Një fëmijë 8 vjeçar ka qenë viktima e pafajshme e zemëratës së një drejtuesi të rastësishëm furgoni në një fshat të Lushnjes.23-vjeçari, Olsion Velo, banues në Këmishtaj, pasi është grindur me vjehrrin e tij shofer, i ka marrë këtij të fundit furgonin me targa AA 830 CI që përdorte për të shpërndarë bukën në fshatrat përreth.Gjatë lëvizjes me mjetin në Këmishtaj, i riu është përplasur fillimisht me dy automjete, më pas në dalje të një tjetër fshati, në Mërtish ka marrë para një biçikletë, por deri këtu pa shkaktuar dëme në njerëz, përveç atyre materiale.Furgoni që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët e fshatit, të rrethuar nga shtëpi në të dyja krahët nuk ka mundur të evitojë goditjen e një karroce ku udhëtonin gjyshërit me nipin 8-vjeçar.gomari                (Ne foto: Karroca e permbysur sebashku me gomarin)Fatkeqësisht goditja rezultoi fatale për nxënësin e klasës së dytë Mariglen Sotiri nga fshati Mërtish i Lushnjes, ndërsa gjyshërit e tij kanë mbetur të plagosur.Pavarësisht këtij aksidenti tragjik, furia e drejtuesit 23-vjeçar nuk është ndalur. Olsion Velo është përplasur edhe me dy mjete të tjera, derisa furgoni i drejtuar prej tij ka përfunduar në një parcelë toke përgjatë segmentit Divjakë-Pushimi i Shoferit, në afërsi të autostradën Lushnje-Fier.23-vjeçari është arrestuar nga policia pas serisë së aksidenteve, ndërsa dy të moshuarit e plagosur ndodhen në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë, por pa rrezik për jetën.Mësohet se autori i aksidentit, ndonëse nuk e kishte mjetin e tij, zotëronte patentë.