Shenasi Rama:Jessie vjen t'u këndojë anglisht veteranëve, komedi e horrllëk
Tiranë – Një këngëtare britanike si Jessie J, që vjen t’iu këndojë anglisht, veteranëve shqiptare në përkujtim të 70-Vjetorit të Çlirimi është sa komedi, aq edhe horrllëk. Sikur në mes të koncertit të vënë Mandin e Nishtullës me nje tallava për kreun e Kuvendit dhe Kryeministrin, përkujtohet edhe lufta, Çlirimi e të gjitha arritjet madhështore!”Sërish, profesori i politikës në SHBA, Shenasi Rama, në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në Shqipëri, ka përfshirë edhe këtë çështje në analizën e vet thuajse të përditshme, analizë të nisur me humor, vazhduar me ironi e përfunduar edhe me sarkazëm ndaj politikës shqiptare.Shenasi Rama shkruan sot në Fb:“Me rastin e Ditës së Çlirimit dhe në shenjë të arritjeve tona madhështore në të gjitha fushat, këta duan të thërresin një këngëtare britanike… Mirëpo, ashtu do të na ikin parate që s’i kemi për të paguar shkollat e mesuesit e tani do t’i japim nja 200 000 euro kësaj me këndue anglisht për veteranët.Dallimi midis komedisë e horllëkut është se komedia bëhet për të qeshur me gjendjen e horllëku bëhet me nxjerrë kunjin me gjithkënd.E kështu, për të mirën e të gjithëve dhe të publikut admirues, në vend të Jessie J, mirë do të ishte të na paguanin këngëtaret vendase si Çiljeta (PD), Zajmina (Lesheli) dhe Bleona Qerreti (PS), në respekt të tre forcave politike kryesore.Le t'ia nisin me këngën e "O sa e kam…" të Çiljetës dhe ta mbyllin me "Ti nuk di as me ta lyp" e në mes të koncertit të vënë Mandin e Nishtullës me nje tallava dhe të përshëndesin Kuvendin me këngën "Ti moj skile hileqare…" dhe Kryeministrin me këngën "Po na vjen një varkë me vela". Kështu përkujtohet lufta, Çlirimi e të gjithë arritjet madhështore!”ar.sh/Oranews.tv