Ndiqej nga policia greke, trafikanti shqiptar bie në greminë, plagoset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2014, 11:12
Janinë- Një 25-vjeçar shqiptar, trafikant droge, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme gjatë tentativës për të trafikuar drogë nga Shqipëria në Greqi.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Paliopirgo të pogonit në Janinë, ku trafikantët kishin hyrë nga Gjirokastra.Mësohet se 25-vjeçari ka rënë në një greminë gjatë përpjekjeve për ti shpëtuar policisë, e cila ishte vënë në ndjekje të tyre.Ndërkaq policia ka mundur të sekuestrojë edhe sasinë prej 39 kg marijuana, e cila ishte e destinuar për tregun grek.