Obama autorizon ushtrinë, 1500 trupa të tjera amerikane në Irak
Presidenti Barack Obama autorizoi ushtrinë amerikane të dërgojë deri në 1,500 trupa të tjera në Irak, si pjesë e misionit për të luftuar grupin Shtetit Islamik.Obama po i kërkon Kongresit më shumë se 5 miliardë dollarë për të ndihmuar në financimin e luftës.Shtëpia e Bardhë thotë se trupat nuk do të shërbejnë në role luftarake, por do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë forcat irakiane dhe ato kurde të luftojnë grupin ISIS.Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Presidenti Obama ka autorizuar edhe personel shtesë për t'u dislokuar në objektet ushtarake irakiane jashtë Bagdadit dhe në Erbil.Njoftimi është pjesë e një kërkese financimi prej 5.6 miliard dollarësh që i është bërë Kongresit dhe vjen pas takimit që Presidenti Obama pati të premten me udhëheqësit e të dyja dhomave.