Meksikë, banda pranon se ka vrarë 43 studentë dhe ka zhdukur eshtrat

Anëtarë të dyshuar të një bande në Meksikë kanë thënë se kanë vrarë 43 studentë të zhdukur dhe se kanë djegur eshtrat e tyre.Prokurori i përgjithshëm i Meksikës, Murillo Karam, ka thënë se do të jetë e vështirë të identifikohen mbetjet e djegura dhe se autoritetet do të vazhdojnë t’i konsiderojnë studentët të zhdukur derisa testet e ADN-së të konfirmojnë identitetin.Karem i ka bërë këto komente gjatë një takimi me të afërmit e studentëve të zhdukur në Çilpançingo, kryeqytetin e rajonit të dhunshëm të Guereros.Autoritetet janë në kërkim të studentëve prejse banda, e lidhur me policinë, ka sulmuar autobusët e tyre në qytetin Iguala, më 26 shtator.