Deti nxjerr një kufomë, trupi i pajetë i një 55-vjeçari gjysmë të zhveshur

Vlorë-Ujërat e detit në Vlorë kanë nxjerrë mesditen e sotme në breg trupin e pajetë të një personi. Mësohet se kufoma është i seksit mashkull, rreth 55-vjeç.(në foto)Viktima gjysmë i zhveshur, u gjet pranë plazhit publik në qytetin bregdetar.Kufoma u gjet prej disa kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëhere policinë. Kjo e fundit sëbashku me ekspertizën kqyri zonën dhe kreu ekspertizën.Burri u gjet pa pantallona, me pjesë të nxira lehtë në kofshë, i cili më pas u transportua drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës për ti marrë shenjat e gishtave, pasi nuk dispononte asnjë dokument identifikimi me vete.Mjeku ligjor pritet të nxjerrë pas ekspertizës shkakun e vërtetë të vdekjes.50-vjeçari në pjesën e sipërme të trupit kishte të veshur xhup, e në kokë mbante të vënë kapuçin e xhupit.Dyshohet se 55-vjeçari të ketë vdekur për shkaqe natyrale, pasi mendohet se ai mblidhte krimba ne rërën detit, për ti përdorur me pas si karrem për peshqit.Megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera ku policia, ekspërtet dhe mjeku ligjor po hetojnë.