Reforma Territoriale, Çuçi: Opozita manovër për të shtyrë zgjedhjet
Përpjekjet e opozitës për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale, është thjesht një lojë e pastër politike për ta zvarritur këtë proces dhe për të shtyrë zgjedhjet e ardhshme vendore.Deklarata vjen nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, i cili mbështet kështu deklaratën e bërë nga kryeministri Rama pak ditë më parë në "Tonight ILva Tare", se mazhoranca është gati të shkojë edhe vetëm në zgjedhje."Ky është thjesht një veprim politik i hartuar nga PD, për të zvarritur procesin e për të shtyrë zgjedhjet. Kjo është një lojë e dukshme politike. Kjo s'do ti cojë askund. Do bëjmë gjithçka për të forcuar qeverisjen vendore".Akuzave të opozitës së mazhoranca po e lufton korrupsionin vetëm me workshope, Çuci këtë herë si koordinatori kombëtar kundër korrupsionit tha se workshop-e ka patur me bollëk por ai theksoi se cdo aksion i ndërmarrë nga qeveria është vlerësuar në progres-raportin e Bashkimit Europian."Ka patur workshope me bollëk, sidomos me reformën në drejtësi. Vetëm javën e shkuar kemi bërë 3 a 4. Kemi bërë veprime dhe kemi marrë vlerësim të shprehur në raport-progresin e BE-së. Shqipëria po bën hapa përpara për luftën kundër korrupsionit. Brukseli e ka thënë qartë dhe t'i kthesh besimin Brukselit nuk është gjë e vogël".Intervista e plotë e Bledi Çuçit në Ora News