Ministria e Mjedisit 2 mld lekë fond për 2015, ndihmë edhe nga donatorët
Për 2015 Ministria e Mjedisit ka në arkën e saj 2 miliardë lekë. Disa nga projektet dhe nismat që synojnë të realizohen janë: Monitorimi i ajrit, mbrojtja e pyjeve, lumenjve dhe trajtimi i mbetjeve.Për mbrotjen e pyjeve do të vihet në dispozicion një buxhet prej 23 milionë dollarësh, ndërsa për monitorimin e ndotjes së ajrit do të kërkohet edhe ndihma e donatorëve sepse buxheti i lënë në dispozicion është i limituar.“Ministria e Mjedisit, përmes agjencisë kombëtare të mjedisit realisht kontrakton shërbime nga palët e treta për monitorimin e cilësisë së ajrit. Për të qenë të hapur buxhetet janë mjaft të limituara në këtë drejtim. Me prespektivë dhe me mbështetjen e donatorëve mendojmë që do të kemi mundësi të kemi mbështetje për të përmirësuar cilësinë e ajrit, projekte dhe në aspektin legjislativ”Në Komisionin e Mjedisit dhe e Veprimtarisë Prodhuese u diskutua edhe Moratoriumi i Gjuetisë, ku zv/ministrja e Mjedisit Djana Bejko tha se gjatë kësaj kohe, pavarësisht masave, gjuetarët kanë vazhtuar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme