Njeriu zgjedh që të gëlltitet i gjallë nga anakonda
Një ekspert i botës së egër do të vendos kokën e tij në gojën e një anakonde, duke e lënë gjarprin që ta gëlltis atë, dhe ta filmojë këtë eksperiencë speciale për Discovery Channel të quajtur Eaten Alive (të haesh i gjallë).Sipas njoftimit të Discovery Channel, në shafqje, e cila është premierë më 7 dhjetor, 26 vjeçari do të “hyjë në barkun e Anakondës” me një kostum të ndërtuar posaçërisht për të rezistuar acidet e trupit të gjarprit.Më pas ai do e shfaqi këtë performancë në një video nëpërmjet një kamera të instaluar në kyçin e këmbës së tij, raporton The Independent.Avokatët e botës së egër e quajnë eksperimentin e Rosolie në televizion si një veprim mizor.“#EatenAlive është e pështirë. Pse ta vendosësh një kafsh nën kaq shumë traum?- shkroi një person në twitter.Por Rosolie, një filmues i botës së egër i cili merret me anakondat në Amazon, thotë se misioni i tij është që të mbrojë krijesat.“Nëse më njihni, unë kurrë nuk do lëndoja një gjë të gjallë. Por ju duhet të shihni #EatenAlive për të zbuluar se si do të shkojë,” shkori ai në twitter.Oranews.tv