Flet Xhelo Vasjari: Ja çfarë ndodhi mëngjesin e masakrës me 4 viktima

Xhelo Vasjari një nga pronarët e lokalit Ante Grande ku 4 përsona u vranë mëngjesin e të martës,rrëfen për Ora News se si e ka marrë vesh ngjarjen dhe si i është shpjeguar ajo nga punonjësit e tij.Vasjari sqaron se punonjësi i sigurisë dhe banakieri i tij i kanë thënë se të dy palët e përfshira në konflikt kanë ardhur pas orës 3 të mëngjesit dhe kanë qenë nën efektin e alkoolit.“Ata thanë që u puthën dhe nuk pati ndonjë sherr mes tyre. Ata u ulën, më pas ky djali i qerasi dhe pastaj dolën. Më parë dolën këta të 4, më pas dolën edhe këta. Pastaj u veshëm do dilnim dhe ne, tha. Dmth dolën këta 4 dhe po dilnin këta të tjerët, ishin afër derës, 1 metër larg nga dera, kur ai nxori dy pistoleta.”Vasjari hedh poshtë përfundimet e prokurorisë dhe policisë se në ambjentet e lokalit që ai menaxhonte konsumohej lëndë narkotike dhe ushtrohej prostitucion.“Unë për këto që kam në punë mbaj përgjegjësi, varem para litarit nëqoftëse këto vajza që kam unë këtu kanë dalë me njeri.”Mësohet se Eraldo Sida kishte frekuentuar edhe më parë ambientet e Ante Grande dhe ishte evidentuar si person problematik,ndërkohë që Konstandin Xhuvani nuk ishte parë ndonjëherë aty. Ndërsa Edison Jaho, Enea Xhaj dhe italiani Xhanpaolo Azzola ishin kliente të rregullt.Votoni në sondazhin e Ora News:[poll id="40"]VIDEO/ Masakra në Tiranë, dëshmitari flet për Ora News: Të shtënat ishin në lokalVIDEO/ Përgjaket Tirana, 4 të vrarë, mes tyre djali i ish-Prokurorit. Arrestohet me pistoletë në dorë Konstandin Xhuvani