“Kanceri” liron përkohësisht ish-politikanin serb të akuzuar për krime lufte

Gjykata e Kombeve të Bashkuara, e cila po heton krimet e përgjakshme pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, deklaron se po shqyrton lirimin e përkohshëm të një ish-politikani serb, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit për më shumë se një dekadë.Sipas gjyqtarëve, Vojisllav Sheshelj është shumë i sëmurë dhe lirimi i përkoshshëm vjen me qëllim kurimin në një vend tjetër. Sipas informacioneve, 60-vjeçari nacionalist radikal serb vuan nga kanceri dhe ndodhet në gjendje të rëndë.Prokurorët pretendojnë se Sheshelj ka nxitur vrasje, spastrim etnik dhe krime të tjera lufte në Bosnjën multi-etnike dhe në Kroaci.Në kulmin e tij, Sheshejl ishte i njohur si personi që i hodhi benzinë zjarrit të urrejtjes me fjalimet e tij në parlament dhe nxitjet e turmave me fjalorin dhe gjuhen ekstremiste.Avokatët dhe analistët kanë kritikuar gjykatën për mbajtjen e Shesheljit në paraburgim kaq gjatë, pasi ai është dorëzuar në gjykatë në vitin 2003 dhe gjyqi filloi tre vjet më vonë.Seancat janë shtyrë njëra pas tjetrës dhe aktgjykimi është vonuar pasi vitin e kaluar njëri nga gjyqtarët, Frederik Harhoff nga Danimarka, hoqi dorë nga çështja, duke argumentuar me një email të gjitha arsyet dhe pikëpamjet e tij të tërheqjes, të cilat më pas u publikuan në mediat daneze.Përmes luftërave të viteve 1990, Sheshelj ka qenë mentor politik i Kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentit Tomislav Nikoliç, derisa këta dy të fundit u ndanë nga Partia Ultranacionaliste Radikale Serbe e Sheshelit në vitin 2008 dhe u zhvendosën në politikat pro-europiane.