Qetësi në Kobani, pas javësh përleshje të përgjakshme
Qyteti sirian në kufi me Turqinë, Kobani ka rënë relativisht në qetësi, pas javësh të tëra përleshje të përgjakshme mes kurdeve vendas dhe atyre peshmerga kundër militantëve të Shtetit Islamik.Asnjë shenjë luftimesh nuk vihet re nga një vëzhgim nga ana e kufirt turk, ku luftëtarët kurdë dhe militantët ektremistë qëndrojnë në betejën për të marrë qyetin strategjik.Kobani ka qenë i rrethuar nga kryengritësit sunitë myslimanë për më shumë se 40 ditë.Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan në zbrapsjen e ektremistëve, duke bërë që kurdët e Irakut të vinin në ndihmë të sirianëve pas përparimit të tepërt të Shtetit Islamik në qytet.Ka një shpresë në rritje se Pershmergat e Irakut do të ndihmojnë në thyerjen e militantëve islamikë, por deri tani nuk duket ndonjë rezultat konkret.Komanda Qendrore amerikane në një deklarëtë për shtyp tha se kolaicioni ka kryer 14 sulme gjithsesj në ditët e fundit në Siri dhe Irak kundër Shtetit Islamik.Sipas deklaratës, nga e hëna deri të mërkurën, forcat ushtarake amerikane kanë kryer tre sulme ne Kobani dhe një në veri të Sinxharit, duke goditur njësi të vogla të militantëve, si dhe dy poste luftarake të tyre.