Bashkia: Ministria po ndërton pa leje; IMEI: Kanalizime, na ofruat asistencë

Tiranë-Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë janë përballur në akuza ne  distancë mes tyre lidhur me një ndërhyrje, për të cilën dy institucionet kanë përcaktime të ndryshme.Kështu Bashkia e Tiranës mëngjesin e sotëm njoftoi se inspektorët e saj, të sinjalizuar nga qytetarët kanë konstatuar se Ministria po zhvillon punime pa leje ndërtimi.Si provë, Bashkia sjell faktin se inspektorët kanë gjetur nje betoniere që hidhte beton, ndërsa në momentin që kanë kërkuar lejen e punimeve ka ndërhyrë policia e shtetit.Por një fakt i tillë u përgenjështrua në orët e pasdites nga Ministria. Në njoftimin për mediat, IMEI thekson se po ndërhyn në sistemin e kanalizimeve, në pjesën e pasme të godinës të Institucionit,për largimin e ujërave të bardha dhe të zeza.Lidhur me këtë ndërhyrje, Ministria thotë se ka marrë miratimin e vetë Bashkisë, e cila i ka ofruar asistencë teknike.Bashkia kap “mat” Ministrinë e Energjisë: Po kryente ndërtim pa lejeNdërsa qeveria ka ndërmarrë aksion në mbarë vendin për ndalimin e personave që ndërtojnë pa leje, Bashkia e Tiranës ka denoncuar sot institucionet shtetërore se po kryejnë vetë ndërtime pa leje.Përmes një njoftimi për mediat, Bashkia e Tiranës bën me dije se mbrëmë rreth orës 22:00, inspektorët e Inspektoriatit Urbanistik të Bashkisë së Tiranës të sinjalizuar nga qytetarët kanë konstatuar kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Ministrisë së Energjise dhe Industrise.Sipas Bashkisë, inspektorët kanë gjetur në vendngjarje një betoniere e cila po hidhte beton(në foto). Në momentin që kanë kërkuar lejen e punimeve, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilët kanë tentuar të pengojnë punën e inspektorëve.Inspektorët nuk janë tërhequr por kanë kryer të gjitha procedurat siç i parashikon ligji, duke mbajtur procedurat përkatëse e duke bëre pezullimin e tyre.Bashkia e Tiranës thekson se kjo nuk është hera e parë që institucione shtetërore janë kapur në flagrancë, duke kryer ndërtime pa leje.Bashkia e Tiranës kërkon nga institucionet shtetërore të respektojnë ligjet dhe rregullat e këtij vendi.23 Reagon Ministria, po ndërhyjmë në kanalizime, vumë në dijeni BashkinëMinistria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar lidhur me akuzat e Bashkisë së Tiranës, për ndërtim pa leje.Ministria sqaron se po ndërhyn në pjesën e pasme të godinës në sistemin e kanalizimeve për shkak të mosfunksionimit dhe lidhur me këtë ndërhyrje ka njoftuar përmes një shkrese edhe Bashkinë, e cila jo vetëm ka dhënë miratimin, por i ka ofruar edhe asistencë teknike.8 2Deklarata e plotëMinistria e Energjisë dhe Industrisë referuar akuzave të nxjerra sot nga Bashkia Tiranë mbi një “ndërtim pa leje” në ambientet e jashtme të Ministrisë, bën me dije gjithë opinionin publik se:Me shkresën nr. 6310 prot., datë 21.10.2014 është vënë në dijeni Bashkia e Tiranës për domosdoshmërinë e ndërhyrjes nga ana e MEI, në pjesën e pasme të godinës të Institucionit, për shkak të keqfunksionimit të vazhdueshëm të sistemit të kanalizimeve, për largimin e ujërave të bardha dhe të zeza.Në vijim, Bashkia e Tiranës me shkresën nr. 14147/1 prot., datë 27.10.2014, shprehet dakord për realizimin e këtij investimi të nevojshëm, madje duke ofruar edhe asistencë teknike për realizimin e këtij riparimi të rrjetit të kanalizimeve dhe të sistemimit të pjesës së pasme të oborrit.Pra sa më sipër, theksojmë se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një ndërtim të çfarëdolloj strukture, por thjesht punime të sistemimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të degraduara prej vitesh, theksojmë detyrë kjo funksionale e Bashkisë Tiranë, e cila e kishte lënë në harresë prej vitesh, duke prurë si pasojë një problematikë emergjente, në daljen dhe depozitimin e ujërave në sipërfaqen e territorit mbrapa godinës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.