Obama koncert në Shtëpinë e Bardhë në nder të ushtrisë amerikane

Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle kanë ftuar në Shtëpinë e Bardhë legjendat e muzikës, në një ceremoni në nder të ushtrisë amerikane.Performacat e këngëtarëve të njohur amerikanë u ndoqën nga qindra anëtarë të ushtrisë, veteranë dhe familjarë të tyre, në një koncert në South Lawn .Ndër yjet e muzikës ishin Mary J. Blige, Common, John Fogerty, Willie Nelson, Romeo Santo, etj.Kurse banda muzikore performoi përmes satelitit nga një koncert në Japoni. Evenimenti, i cili ishte një lloj përshëndetje për trupat ushtarake, do të transmetohet nëpërmjet televizionit publik, si pjesë e PBS Arts Fall Festival.