“Energjia”, tani radha e qytetarëve. Gjiknuri: Opozita po pengon reformat
Tiranë- 10 ditë pas nisjes, operacioni kundër hajdutëve të energjisë do hyjë në një fazë më intensive duke u shtrirë në çdo lagje dhe shtëpi.Paralajmërimi u bë nga Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili tha se për një javë arkëtimet pranë zyrave të OSHEE janë rritur me mbi 50%.“ Vetëm nga pagesat e bërë pas datës 27 tetor deri sot, nga arkëtimet e faturave të energjisë është bërë e mundur që në arkën e OSHEE-s të arkëtohen 542 milionë lekë.Nga kjo shumë e arkëtuar, 218 milionë lekë janë arkëtuar nga bizneset dhe 252 milionë lekë nga konsumatorët familjarë” tha ai, duke theksuar se askush, asnjë biznes, nuk do t’i fshihet përgjegjësisë për çdo abuzim me vjedhjen e energjisë elektrike.Gjiknuri theksoi se aksioni me kontrollet po vijon dhe me punonjësit e OSHEE-së, ku deri sot janë proceduar 31 punonjës.Ministri i Energjisë komentoi edhe thirrjet e djeshme të opozitës për protesta.“Kjo thirrje tregon suksesin e aksionit ndaj vjedhësve dhe abuzuesve me energjinë elektrike të papaguar. Opozita po kërkon të pengojë reformat qe kemi nisur në sistemin energjitik, por ne nuk do të ndalemi, sepse kjo është beteja e qytetarëve”.