Kush e vrau Bin Laden? WP: E qëlloi Rob O'Neill, Komanda përgenjështron

Anëtarët e ekipit të komandos amerikane Navy Seal, e cila vrau Osama Bin Laden në strofullën e tij në Pakistan në maj të 2011, kanë ngritur një sërë dilemash rreth pyetjes kush e vrau udhëheqësin e al Kaedës.Washington Post botoi një artikull të enjten, duke shkruar se ai që hyri në shtëpinë e Bin Laden dhe qëlloi për vdekje terroristin më të kërkuar nga amerikanët është Rob O'Neill.Lajmi për O'Neill, i cili udhëton në vende të ndryshme duke dhënë fjalime motivuese, u kundërshtua nga një burim i afërt me një tjetër anëtar të komandës amerikane.Burimi nuk ka dashur të identifikohet, por thotë se të shtënat fatale u shkaktuan nga dy persona të tjerë të cilët kishin hyrë në dhomën e Bin Laden para të gjithëve.E përditshmja Washington Post thotë se vetë O'Neill ka pranuar se Osama është qëlluar edhe nga dy anëtarë të tjerë të ekipit Seal, duke përfshirë Matt Bissonnette, ish-anëtar i komandos Seal, i cili shkroi edhe një libër në lidhje me sulmin e 2012, me titull "No Easy Day".Por në libër nuk identifikohet personi që dha plumbat e vdekjes ndaj lidetit të al Kaedas. Në një intervistë për NBC News , Bissonnette u shpreh se dy njerëz të ndryshëm tregojnë dy versione të ndryshme për arsye të ndryshme.“Gjithsesi, O’Neill ka thënë atë që ka thënë, nuk dua të komentoj deklaratën e tij”, tha ai.Vitin e kaluar, një ish-anëtar i Seal, anonim, deklaroi për Esquire, se ai që vrau Bin Laden ishte O’Neil.Por në një artikull të titulluar “Kur e vrau bin Laden”, publikuar nga CNN nga analisti dhe eksperti i al Kaedas Peter Bergen, disa anëtarë të komandës amerikanë që morën pjesë në sulm, thonë se historia e treguar në Esquire, ishtë komplet një sajim dhe e pavërtetë.38-vjecari O’Neill ka dhënë shumë detaje mbi operacionet e tij ushtarake dhe karrieren e tij në komandën Seal, por nuk ka komentuar rolin e tij në vrasjen e Bin Laden.Historia mbetet në pikën zero, por me një pyetje pa përgjije dhe me deklarata konfuze nga vetë ata që morën pjesë në operacion.