Fier, përplaset nga automjeti, humb jetën 71-vjeçari, largohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2014, 07:00
Fier-Një i moshuar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e së premtes. Ngjarja është regjistruar në fshatin Vajkan të Fierit, ku viktima 71-vjeçari Y. Hoxha nga Ardenica e Lushnjes është përplasur për vdekje.Mësohet se viktima është aksidentuar nga një mjet teksa kalonte rrugën, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendgjarja, duke e lënë të moshuarin pa i dhënë ndihmën e parë.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal për jetën e të moshuarit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.