Vodhi Teqenë e “Baba Zenelit”, arrestohet autori. Lazarati akuzoi policinë

Gjirokastër-Zbardhet vjedhja e Teqesë së “Baba Zenelit” në Lazarat, e ndodhur në korrik të këtij viti. Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dje 23-vjeçarin, Spiro Kotroçi, banues në Gjirokastër si autor të ngjarjes.Ndaj këtij shtetasi gjykata e rrethit gyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ky shtetas me datën 4.7.2014, ka vjedhur Teqen në Lazarat.Policia bë me dije se janë siguruar prova shkencore për autorin e vjedhjes, i cili ishte person i shpallur në kërkim. 23-vjeçari ishte dënuar në mungesë me 6 muaj burg per drejtim te automjetit pa leje drejtimi.Po kështu blutë deklarojnë se Kotroçi është person i dyshuar edhe per disa vjedhje automjetesh të ndodhura me parë.Lidhur me këtë ngjarje ne rrjetet sociale disa persona nga fshati Lazarat, kishin akuzuar policinë për vjedhjen eTeqesë.Deklarata e policisë:Më datën 06.11.2014 , Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër , kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:Spiro Kotroçi, vjeç 23, banues në Gjirokastër.Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr 362 datë 02.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” , për veprën penale të “Vjedhjes”.Ky shtetas dyshohet se më datën 04.07.2014 , ka vjedhur Teqenë e Baba Zenelit në Lazarat, ku për këtë ngjarje janë siguruar nga grupi hetimor prova shkencore për autorësinë e kësaj vjedhje.Njëkohësisht ky shtetas është i dënuar me 6 muaj Burg në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në Janar 2014 me Vendim Nr 396, për veprën penale “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të autometeve të ndodhura më parë.Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër