Aksion kundër prerjes së druve në Dajt, bllokohen 3 kamionë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2014, 09:32
3 kamionë me lëndë drusore të paligjshme janë sekuestruar, ndërsa janë shoqëruar disa persona gjatë një aksion të ndërmarrë nga Inspektoriati i Policisë Pyjore në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit numër 4 në kryeqytet.Aksioni kundër prerjes së paligjshme të lëndëve drusore, i cili nisi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme për të përfunduar mëngjesin e sotëm, u fokusua në zonën e Dajtit.Policia pyjore ka ndërmarrë një plan masash per ndalimin e prerjeve dhe sekuestrimin e lendes drusore pa dokumentacion.