Masakra në Tiranë, arrest me burg për Xhuvanin: "Nuk mbaj mend asgjë"

Konstandin Xhuvani doli para togave të zeza në Gjykatën e Tiranës ku do t'i komunikohet akuza dhe do ti caktohet masa e sigurisë. Rreth orës 10: 20, 26-vjeçari sëbashku me mikun e tij Erald Sida mbërritën në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie, ndërsa dosja e Prokurorisë u dorëzua një ditë më parë. Në seancë Xhuvani është shprehur se "nuk mban mend gjë nga ngjarja". Ai përmendi emrin e Ardian Lekës si përfaqësuesin e tij ligjor por ky i fundit nuk është paraqitur në seancë, ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina informon se avokati është parë në ambientet e jashtme të gjykatës.