Kërkohej nga Italia për prostitucion dhe rrëmbim, arrestohet 44 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2014, 08:24
Policia shqiptare arreston për llogari të drejtësisë italiane një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.44-vjeçari, Ermal Gjoka, banues në Durrës u arrestua pasditen e djeshme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e policisë Durrës.Ndalimi i Gjokës, u bë pasi autoritetet gjyqësore të Veronës kanë lëshuar urdhërin e arrestit No.14601/00 R.G.N.R-20343 R.G G.I.P, për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit, heqjen pa të drejtë të lirisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit.Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Italinë për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.