Gati arrestimet politike, Llalla: Po hetojmë Ministra dhe ish-Ministra

Institucioni i prokurorisë është ndër hallkat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.Sot ky institucion ndodhet përballë dosjeve voluminoze të mbartura ndër vite, por edhe të reja të një numri vrasjesh, atentatesh mafioze e skandalesh spektakolare dhe ende askush s’e di cilët janë fajtorët, arsyet dhe motivet.E për më tepër, muaj më parë kryeprokurori Adriatik Llalla foli për disa dosje në duart e institucionit që ai drejton, dosje që siç tha ai do të trondisin vendin. Por cilat janë këto dosjet që do të trondisin të ardhmen europiane të Shqipërisë?“ Kemi dosje të zyrtarëve të lartë.në nivel ministrash dhe ish-ministrash. Po hetojmë edhe ministra të qeverisë aktuale.Hetimet kanë lidhje me detyrën dhe një aktivitet aktual për cështje që nuk mund të japim detaje të mëtejshme” deklaroi Kryeprokurori Llalla në “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla.Adriatik Llalla:Kemi në proces hetimi, raste të zyrtarëve të aktualë, ashtu si të ish-zyrtarë të tjerë.

Sokol Balla: Në nivel ministri?

Adriatik Llalla: Edhe në nivel ministri.
Sokol Balla: Të qeverisë aktuale?

Adriatik Llalla: Edhe të Qeverisë aktuale...Derisa bëhet fjalë për një ministër, normalisht ka lidhje me detyrën

Sokol Balla: Pra, ka lidhje me detyrën?
Adriatik Llalla: Nëse do ta përmendim ndryshe, do të përmendim emrin e ministrit

Sokol Balla: Bëhet fjalë për aktivitet të mëparshëm, apo aktual?

Adriatik Lalla: Aktual

Sokol Balla: Po për cfarë bëhet fjalë?

Adriatik Llalla: Cështje, të cilat janë ende në fazat fillestare të hetimit, nuk mund të japim detaje të mëtejshme

Sokol Balla: Emrin e ministrit socialist, nuk do ma thoni? Atë që po pritet ta arrestoni...

Adriatik Lalla: Nuk thashë që do ta arrestojmë, do ta hetojme
Sokol Balla: Por edhe mund ta arrestoni

Adriatik Llalla: Nëse do të rezultojë se është përgjegjës, me siguri...