Fushë Krujë, tritol një lokali në qendër të qytetit, nuk ka të lënduar

Pas një periudhe qetësie, Fushë Kruja është zgjuar sërish nga shpërthimi i tritolit.Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal në qendër të qytetit, i cili mësohet se është në pronësi të Veli Zogut.Burime nga policia bëjnë me dije se famirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në lokal.Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.