Gjermania vijon të jetë e paralizuar nga greva e punëtorëve të trenave

Gjermania vijon të jetë e paralizuar si pasojë e grevës së punëtorëve të trenave, të cilët kërkojnë rritje më 5 përqind të pagave të tyre dhe ulje të orëve të punës.Greva gjithashtu mund të pengojë qyetarët gjermanë të marrin pjesë në festimet e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit gjatë kësaj fundjave.Gjyqtarja e Gjykatës së Punës Ursula Schmidt vendosi të enjten se greva, e cila ndalon udhëtimin e mijëra qytetarëve nuk shkel ligjin gjerman.Kjo do të thotë se mund të vijohet me negociatat për arritjen e një marrëveshje deri të hënën.Sindikata e shoferëve GDL "akuzon kompaninë hekurudhore për mohimin e të drejtave të 17 mijë punëtorëve.Operatori hekurudhor Deutsche Bahn ka paraqitur urdhrin për të ndaluar grevën , duke e konsideruar grevën më të gjatë në historinë e transportit hekurudhor në Gjermnani.Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila rrallë herë përfshihet në mosmarrëveshje industriale, bëri thirrje për përgjegjësi ndaj makinistëve të trenave, duke kërkuar arritjen e një marrëveshje mes palëve.Qeveria Merkel është duke punuar mbi një ligj të ri për të kufizuar pushtetin e sindikatave të vogla si GDL.