Jo para për fëmijët! Psikologët këshillojnë edukim përmes rregullave
Dashuria për fëmijën nuk duhet mbushur me para. Psikologia Denada Toçe këshillon prindërit të edukojnë fëmijët që në moshë të vogël me rregulla të forta, për të shmnagur më pas ngjarja si ajo e 4 nëntorit në Tiranë.E ftuar në emisonin “Ditë e Re”, psikologia Toçe tha se fëmijët kanë më shumë nevojë për pasuri shpirtërore dhe jo monetare.“Fëmija ka nevojë për rregulla. Ka nevojë të ndiej që prindi është i sigurt në veten e vet për atë që po i jep, pra prindi ka kofidencë për atë që po I jep fëmijës. Fëmijës nuk duhet ti thuash në mënyrë autoritare kështu dhe pikë, por kjo është më e mira për ty”, u shpreh Toçe.Sipas psikologes Toçe, shoqëria shqiptare ka trashëguar shumë vlera nga e kaluara dhe kjo është arsyeja që është ende primitive në mënyrën e edukimit.“Shoqëria shqiptare gjendet në një rreth vizcioz tranzicionesh që nuk po del dot në këto 20 e ca vite,në përpjekjepër të gjetur identitetin personal, familjar dhe për të pasur një model të caktuar. Ne nuk kemi një model historik, dhe duke qenë se historia jonë është e pidentifikueshme dhe e mirëfilltë, nuk kemi një identitet të historikut familjar”, theksoi psikologia.Një rëndësi të veçantë në edukimin e fëmijës luan edhe media, por prindërit gjithmonë duhet të përcaktojnë dhe kontrollojnë oraret që ata kalojnë para televizorit./nzh/oranews.tv/