Kompensimi me energjinë, Veliaj në Ora News: Ja kush do përfitojë

Shtresat në nevojë nuk do të preken nga heqja e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike. Thënë ndryshe familjet në nevojë, do të marrin shtesë të drejtpërdrejtë të përmuajshme, të pensionit, pagesës për aftësinë e kufizuar apo ndihmës ekonomike. Kjo është garancia që ka dhënë ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj.“Sot kemi 88 mijë familjë në ndihmë ekonomike. Për të gjitha grupet që mbulon kjo ministri jo vetëm që nuk do të ndihet heqja e fashës, përkundrazi, të gjitha pensionet e këtyre kategorive apo ndihmat ekonomike do të reflektojë këtë rritje mujore. Pse nuk tregohemi një shtet humanitar deri në fund dhe të themi k ëto janë paratë tuaja. Neës kurseni dhe nëse tregoheni kursimtarë me energjinë elektrike, çfardo para që mbetet quhet bonusPër ato familje jo në nevojë por të cilët do të preken nga heqja e fashës mbrojtëse, Veliaj ka këtë këshillë.“Nuk është për të kompesuar të gjithë, sepse nuk i kompeson dot të gjithë, pra një njeri që nuk është në kategoritë në nevojë dhe do të vazhdojë me këtë sistem shpenzimi, gjykoj se është një moment për të reflektuar dhe për të kursyer Qeveria si bën dot babysiterin çdo qytetari".Sa i përket të pakënaqurve në radhët e ish të përndjekurve politikë, ministri i Mirëqënies Sociale siguroi se javën e ardhshme do të shpërndahet kësti i tretë. Por Veliaj pati një përgjigje për të gjithë ata që nuk janë dënuar politikisht në komunizëm dhe që sot kërkojnë dëmshpërblim."Disa njerëz thonë: Unë kam bërë burg në kohë të komunizmit, por nëse je dënuar për vjedhje dhe jo për çështje politike dhe nuk ke statusin e të përndjekurit…këtu nuk i presim lekët me gërshërë. Kush ka hyrë në burg për vjedhje në atë kohë, s’ka lekë".Intervista e plotë e Erion Veliajt në Ora News