Shëndetësia, Rama: Hapësira ku “rripen” të varfërit, PS shërbim shëndetësor për të gjithë
Shëndetësia është hapësira ku zhvillohet rrjepja më e madhe, e që në shendetësi pjesë e kasaphanes janë shtresa më e dobët e popullësisë. Kështu ka konstatuar kreu i selisë rozë Edi Rama gjatë diskutimit të programit të PS-së për shëndetësinë me studente të mjekësisë. Nisur nga kjo, Rama akuzoi Kryeministrin se ndërsa deklaron se ka-5 fishuar financimin për ISKSH ka ulur njëkohësisht financimin për sistemin e shëndetësisë në terësi, duke i atribuuar vetëm 2, 7 % të buxhetit të shtetit.“Ambicia për të qenë mjek dhe jo kasap është një sfidë shumë e madhe, është hapësira ku zhvillohet rrjepja më e madhe e të imtave, që në shendësi janë pjesa më e dobët e popullësisë shqiptare. Kryeministri tha se është 5-fishuar financimi për ISKSH, në pamje të parë duket mrekulli, por është ulur financimi për Ministrinë e Shëndetësisë, pra kanë kaluar nga një xhep në tjetrin.Tek qytetari s’ka shkuar asgjë më shumë. MSH ka 2, 7 % të buxhetit të shtetit. Në 2009 Berisha premtoi se do ta çojë në 60%, e ka rritur vetëm, 18%” tha ai.Ndërkaq kreu i selisë rozë ka kritikuar edhe mënyrën e financimit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, ku e vlrerësoi si skemë të dështuar.“Vitin e shkuar shqiptarët kanë shpenzuar 800 mln $ për shëndetin.Shqetësuese për ne është mënyra si financohet kujdesi shëndetësor në Shqipëri dhe si ndahet kontributi mes shtetit dhe qytetarit. Nëse Shqipëria që nga 1995 e ka ngritur sistemin shëndetësor nga kontributet sot në 100 lekë vetëm 7, 75 lekë vjen nga kontributet. Sistemi i kontributeve, skema e financimit të kujdesit shëndetësore përmes sigurimeve shëndetësore është e dështuar. Ky është një sistem terësisht i paderjtë, bazohet kryesisht në xhepin e individit dhe rëndon terësisht mbi të . Në Shqipëri për shkak të papunësisë, kujdesi shëndetësor ofrohet duke futur duart në xhepin e tyre. 1 mln shqiptarë të papunë, të pasiguruar detyrohen të paguajnë shumë më shumë se vite më parë. Edhe ata që paguajnë s’marrin shërbimin që meritojnë” deklaroi Rama.Rama tha se PS do të ngrejë një “Shërbimi Kombëtar Shëndetësor”, i cili do të ofrojë shërbim shëndetësor për të gjithë qytetarët në nevojë.“Nuk do të kërkojmë më që o sigurohu, ose lutu që mos sëmuresh se po po spate lek nuk merr shërbim. Do të ofrojmë shërbim shëndetësor për të gjithë.”- tha ai.