Regjistrimi fillestar në Ksamil, banorët do pajisen me çertifikatë pronësie

Ka përfunduar regjistrimi fillestar në zonën kadastrale 2297 në Ksamil. Firma spanjolle "TRACASA INIPSA" ka dorëzuar në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Sarandë për qytezën e Ksamilit dokumentacionin përkatës.Pas këtij procesi qytetarët e Ksamilit tashmë do të aplikojnë për pajisjen e tyre me Çertifikatë pronësie.Për një periudhë 45 ditë, që u quajt periudhë e afishimit publik, qytetarët kontrolluan dokumentacionin sipas asaj të afishuar dhe nuk u pa asnjë kontestim, shprehet rregjistruesi i Sarandës, Barjam Alidhima. Në ditët në vijim do të nisë shpërndarja e certifikatave të pronësisë.Javier Minana Prieto, kontraktori i firmës spanjolle "TRACASA INIPSA", u shpreh i kenaqur për realizimin e kësaj pune dhe arritjen e kësaj faze të rëndësishme për ksamiliotët.Pas Ksamilit janë edhe zona të tjera në proces si në Sarandë e Delvinë, të cilat presin të finalizojnë me sukses pajisjen me çerftifikata pronësie.