Vaji i ullirit në Shqipëri, PS amandament për mbrojtjen e prodhuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2013, 17:28
Ndërsa vitet e fundit e kanë kthyer industrinë e vajit të ullirit në një sektor mjaft fitimprurës dhe tërheqës për fermerët vendas, PS ka gati një amendament që synon mbrojtjen e prodhuesve shqiptare në tregun botëror.Deputeti socialist Artan Gaci ka depozituar në Kuvend një amendament për projektligjin për prodhimin, emërtimin dhe tregëtimin e vajit të ullirit, në të cilin kërkohet që të sanksionohet me ligj që në etiketë të përcaktohet origjina dhe treguesit gjeografik të vajit, per ta bere ate te dallueshem nga prodhimet e tjera.Qeveria shqiptare e ka cilësuar projektin për mbjelljen e ullinjve si një nga objektivat parësore të saj, që synon mbjelljen e 50 milionë rrënjë ullinjsh.