Bashkohen Destiny's Child në "Super Bowl"

Mbrëmja e djeshme e “Super bowl”, ka bashkuar një grup muzikor të 3 vajzave energjike në New Orleans.Destiny's Child, ky grup i përbërë nga diva Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Të tre vajzat ishin në formën më të mirë të tyre mbrëmjen e të Djelës në këtë performancë. Kënduan këngë të rrymës R&B, të shoqëruara me kërcim. Bukuroshet kishin zgjedhur të visheshin të treja më të zeza.Beyonce, trupore të zezë të ngushtë pas trupit dhe taka të larta, edhe Kelly  po një trupore të ngushtë pas trupit ndërsa Michelle një fustan trupore, që në fund vinte në formën e një fustani të shkurtër.Beyonce, ka komunikuar me publikun e madh në numër duke ju thënë të gjithëve: "Faleminderit për këtë moment","Zoti ju  bekoftë 'Burri i saj, rreperi Jay Z, ishte prezent dhe e mbështeti performancën e saj të shkëlqyer që ka bërë të gjithë të pranishmit të argëtohen.Edhe zonja e parë e SHBA  ishte një mbështetëse e këngëtares.Michelle Obama ka kometuar në faqenë e saj në twitter duke shkruar : “Jemi duke ndjekur "Super bowl", me familjen dhe miq, Beyonce  je fenomenale dhe jam shumë krenare për ty!”Emra të tjerë të famshëm që kanë komentuar për performancën e këngëtareve kanë qënë edhe emra si Kim kardashian, Justin Timberlake, Doutzen Kroes apo edhe emra të tjerë.