Prefekti i Kukësit: Transport falas për votuesit, 30 qëndra janë larg
30 qëndra votimi në qarkun e Kukësit, votuesit e të cilave jetojnë më shumë se 4 kilometër larg godinave ku këto qëndra do të çelen për zgjedhjet e 23 qershorit, duhet t'u ofrojnë votuesve transport.Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat prefekti i qarkut të Kukësit, i cili ka shtuar se nëse ky transport nuk do të sigurohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve probabiliteti i mosmarrjes pjesë të mijëra votuesve në procesin zgjedhor është shumë i lartë.Këto qëndra votimi janë në Komunat e thella të qarkut veri-lindor, aty ku qëndrat e votimit janë grupuar tashmë duke qënë se kodi nuk lejon një numër më të vogël se 200 votues në një qendër votimi.Në qarkun e Kukësit do të marrin pjesë dhe kanë të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit më shumë se 76 mijë e 300 votues, ku rrethi i Kukësit numëron më shumë se 42 mijë votues, ai i Hasit 14 mijë e 600, ndërsa rrethi i Tropojës 19 mijë e 700 votues. Në të gjithë qarkun e Kukësit do të çelen më shumë se 175 qëndra votimi.