Rimbursimi i barnave, Berisha: Kjo është një nga listat më të plota në botë
Dhënia ok rimbursimit të listës së barnave me 1540 barna kryesore dhe alternative nga Këshilli i MInistrave gjatë mbledhjes së sotme nuk ka kaluar pa u komentuar nga Kryeministri Berisha edhe në rrjtin social facebook. Në profilin e tij Berisha shprehet se kjo listë është nje nga listat me te plota ne bote.“Te dashur miq!Kam kenaqesi t'ju informoj se lista e barnave te rimbursueshme qe miratuam ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave perbehet nga 420 barna kryesore dhe 1130 barna alternative. Kjo eshte nje nga listat me te plota ne bote.Buxheti per Institutin e Sigurimeve Shendetesore ne teresi dhe fondi per listen e barnave te rimbursueshme ne vecanti, eshte rritur perkatesisht, nga 5 dhe 3.2 miliarde leke qe ishin ne vitin 2005, ne 30.8 dhe 8.4 miliarde leke ne vitin 2013” shkruan Kryeministri.Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e barnave të rimbursueshme me 1540 barna kryesore dhe alternative. Kryeministri Berisha siguroi se një shërbim shëndetësor i standardeve sa më të larta është në parësore për qeverinë.